Dhoma Tregtisë së Ukrainës apel për ndihmë aleatëve ndërkombëtarë
Dhoma e Tregtisë së Ukrainës ka apeluar ditën e diel për mbështetjen dhe ndihmën urgjente financiare e humanitare të aleatëve ndërkombëtarë.
Ata kërkojnë që aleatët të mbajnë qëndrim të qartë ku dënojnë veprimet e presidentit rus Vladimir Putin.
“Që tani, Ukraina po përjeton një krizë humanitare në një shkallë që nuk ish parë në Europë që nga Lufta e Dytë Botërore. Situata do të rrënohet më thellë nëse Putin nuk dëgjon thirrjet për paqe. Pasojat d të jenë të paimagjinueshme nëse kjo luftë vazhdon”, thuhej në deklaratën e tyre.
Ndër masat që ata kërkojnë të ndërmerren janë sanksione më të ashpra ndaj Putin dhe regjimit të tij.
Dhoma Tregtisë së Ukrainës ka kërkuar dhe shpalljen e ndalimit të fluturimeve në hapësirën ajrore të Ukrainës për të shmangur më shumë viktima.
Rusia sulmoi Ukrainën orët e para të mëngjesit të 24 shkurtit.The post Dhoma Tregtisë së Ukrainës apel për ndihmë aleatëve ndërkombëtarë first appeared on Euronews Albania.