Dhuli: Në Himarë do deklarohen më shumë grekë seç janë, shkak Beleri
Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së dhe përfaqësuesi për Himarën, Skerdjan Dhuli tha në një intervistë për Eureonews Albania se censusi do krijojë debat veçanërisht në disa bashki të jugut.
Kjo sipas tij lidhet me pyetjen për etninë, e cila është opsionale bart rrezikun për të krijuar etni të paqena.
Dhuli u shpreh se në Himarë do të vetëdeklarohen më shumë grekë seç janë, në shenjë revolte ndaj kryeministrit Rama dhe arrestimit politik të Fredi Beleri.
“Bashkia e Himarës rrezikon të krijojë një numër më të madh të minoritetit se sa ka, për shkak të debatit që ka krijua kryeministri. Rrezikojmë që arrestimin politik të një kryetari bashkie ta kthejmë në një bumerang, se mundet që një masë e madhe të deklarohen grekë se shohin një padrejtësi ndaj kryetarit të tyre”, tha Dhuli.