Dhunë në futbollin shqiptar, gjyqtari bëhet për në spital

Share

Rikthehet dhuna në futbollin kosovar, teksa ditën e djeshme në ndeshjen e Ligës së Tretë, është dhunuar gjyqtari Pren Kabashi. Në ndeshjen Prizreni-Dejni, lojtarët e skuadrës mike, të pakënaqur me gjykimin e ndeshjes, kanë dhunuar arbitrin Kabashi, gjatë kohës kur po shkonin në dhomat e zhveshjes.

Dëmtimet kanë qenë të mëdha, teksa gjyqtari ka kërkuar ndihmën e mjekëve.Kjo është komunikuar nga Lidhja Rajonale e Futbollit Pejë, që nëpërmjet një reagimi të bërë shkruajnë:

Reagim për sulmin fizik ndaj kolegut tonë, Pren Kabashi.

Gjyqtarët e Futbollit të Rajonit të Pejës, reagojmë dhe ngremë zërin për sulmin ndaj kolegut tonë z.Pren Kabashi, i cili pas përfundimit të ndeshjes futbollistike në ligen e tretë: KF “Prizreni”- KF “Dejni”, rrugës për zhveshtore është sulmuar nga disa lojtarë mysafir, me çka është dashur të kërkojë tretman mjekësor.

Linçimet dhe gjuha ofenduese e ditëve të fundit është e pa tolerueshme, ajo gjuhë dhe atmosfera e krijuar vite me radhë nga disa trajnerë dhe përfaqësues të klubeve ka sjellë sot deri te sulmi më i ri fizik ndaj kolegut tonë.

Për ne këto sjellje dhe sidomos dhuna e sotme ndaj gjyqtarit Kabashi si dhe ofendimet e përditshme edhe ndaj gjyqtarëve të tjerë janë të pa tolerueshme, prandaj ngremë zërin dhe kërkojmë nga organet tona që sa më parë, ndaj aktit të dhunës së sotme si dhe ndaj atyre që po shajnë dhe ofendojnë gjyqtarët, e sidomos ndaj atyre që po guxojnë të qojnë dorë apo të ofendojnë gjyqtarët e Futbollit, të merren masa në mënyrë që këta persona sa më parë të vihen para drejtësisë.

Me respekt,
Haxhi Iberdemaj
Kryetar i Komisionit të Gjyqtarëve të Futbollit – Rajoni Pejë.


Share

Komente