September 25, 2021

Dialogu Kosovë-Serbi, Lajçak nis takimin me kryeministrin Kurti

Shpërndaje lajmin

Emisari Special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi Miroslav Lajçak po zhvillon një takim me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti. Takimi po mbahet në Qeverinë e Kosovës ku Emisari Special i BE-së erdhi në këmbë, raporton Gazeta Express.

Lajçak ka zhvilluar një takim paraprakisht me zyrtarët evropianë në Zyrën e BE-së në Prishtinë.

Emisari i BE-së për dialogun do të qëndrojë në Kosovë nga 15 deri më 17 shtator dhe do të takohet me udhëheqësit politikë, parlamentarë, komunitetin ndërkombëtar, përfaqësues të komunitetit të biznesit dhe mediave.

Gjatë takimeve në Kosovë Lajçak do të diskutojë për dialogun Kosovë-Serbi dhe rrugën përpara në negociatat për marrëveshje gjithëpërfshirëse të normalizimit të marrëdhënieve. /abcnews.al/


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *