Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë do të vazhdojë të hënën

0
Shpërndaje lajmin

I dërguari special i BE-së për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, Miroslav Lajçak, njoftoi në rrjetin X se me negociatorët e Kosovës dhe Serbisë do të takohet sërish të hënën në Bruksel për të diskutuar zbatimin e Marrëveshjes për Normalizim e sidomos, mbi zbatimin e vendimit për dinarin, përcjell albinfo.ch.
Lajçak shkroi: “”Prita dy kryenegociatorët për të diskutuar zbatimin e Marrëveshjes për Rrugën drejt Normalizimit dhe çështje të tjera, përfshirë ndikimin e vendimit në operacionet me para. Ne ramë dakord që të vazhdojmë me këtë çështje të hënën e ardhshme, ndërsa me Marrëveshjen do të duhet të merren liderët.”
Të martën, kryenegociatorët e Beogradit dhe Prishtinës u takuan në Bruksel për rregulloren e Bankës Qendrore të Kosovës për ndalimin e përdorimit të dinarit serb dhe për për Marrëveshjen e Ohrit dhe Aneksin e saj të Zbatimit.
Ata kanë rënë dakord që deri më 22 mars t’i dorëzojnë propozimet e tyre për përdorimin e dinarit serb në Kosovë, ndërsa javën që vjen do të takohen sërish në Bruksel për diskutimin e mundësive.

Hosted the two Chief negotiators to discuss implementing the Agreement on the Path to Normalisation and other issues, incl. the impact of the decision on cash operations. We agreed to continue on this issue next Monday, while the Agreement will need to be addressed by the leaders pic.twitter.com/y6B6P42h0g
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) March 19, 2024

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *