Digjet makina e serbit që konvertoi targat në RKS
Një automjet i llojit “Volkswagen” me targa 02 – 626 – FL, është djegur mbrëmë rreth mesnatës në Leposaviç. Dëmet janë vetëm materiale.
Burime të KosovaPress-it bëjnë të ditur se ngjarja lidhet me regjistrimin e automjetit në targa RKS ditën e djeshme dhe se automjeti është djegur qëllimshëm nga autorë deri tani të panjohur.
Këtë e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e veriut, Branisllav Radoviç.
Një ditë më parë në Leposaviç ishte djegur automjeti i një efektivi policie gjithashtu.
LEXONI GJITHASHTU:
Miratohet Qeveria e re e Serbisë
Escobar: Shpresoj se Prishtina të pranojë shtyrjen e afatit për targat
Ndërkombëtarët s’po na bëjnë presion për targat, thotë Osmani