Digjet tërësisht banesa në qendër të Korçës

Share

Një banesë e vjetër është përfshirë nga zjarri, mbrëmjen e sotme në Korçë. Banesa dykatëshe është duke i djegur tërësisht. Nuk dihen ende shkaqet e zjarrit, ndërsa zjarrfikësit sapo kanë mbërritur në zonë.

Vendngjarja sipas burimeve ndodhet pas katedrales, në qendër të Korçës. Nuk dihet nëse në banesë ka pasur njerëz, edhe pse në të jeton një person i cili sipas dëshmive vuan nga probleme mendore, dhe gjatë ditës kërkon lëmoshë në rrugë.


Share

Komente