Shpërndaje lajmin

Futbollisti Dijon Kameri është huazuar tek klubi zviceran i futbollit, Grasshopper Club Zurich nga RB Salzburg, njoftohet në faqen zyrtare të klubit, transmeton albinfo.ch.
Futbollisti i Kombëtares U21 vjen në Cyrih deri në fund të sezonit. Kameri kaloi në të gjitha nivelet e Akademisë Red Bull Salzburg.
Pas një periudhe njëvjeçare në klubin e bashkëpunimit FC Liefering, derisa mesfushori sulmues bëri debutimin e tij për Red Bulls në moshën 18-vjeçare. Kameri luajti gjithsej 25 ndeshje për kampionët në fuqi të Austrisë, pesë prej të cilave në Ligën e Kampionëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *