Dikur në majën e olimpit, sot Lëv nuk mund të rri i qetë, 90% e tifozëve presin shkarkimin, ja kush preferohet

Share

Në vitin 2014 Gjermania u shpall kampion bote për herë të katërt nën drejtimin e Hoakim Lëv. Që nga ai vit kanë ndryshuar shumë gjëra dhe pikërisht në vitin 2020 tekniku që dikur i shpalli kampion, tani nuk pëlqehet më në sytë e tifozëve gjerman.

Humbja turpëruese 6-0 ndaj Spanjës i ka vendosur kapak gjithçkaje dhe fansat mendojnë se ka ardhur fundi i një cikli.  Sipas të përditshmes “Bild”, mes përfaqësueseve të Federatës ka një krisje, jo të gjithë janë në një ide më Bierhoff i cili doli publikisht në krahë të trajnerit. Fakt është që tifozët nuk e duan më Lëv në krye të përfaqësueses, kjo shihet qartë në sondazhin e publikuar nga “Kicker” ku 90% të personave që votuan nuk e dëshirojnë Lëv në stol.

Ndonëse drejtuesit e Federatës i dhanë besimit teknikut edhe për në Euro 2021.Dy emrat më sugjestionues që pëlqehen nga tifozët si pasues të Klopp janë ata të Jurgen Klopp dhe Hansi Flik.

Një nga kandidatët e lirë është Rangnick por emri i tij nuk është se bind plotësisht. Faktori i dytë është se në më shumë se 100 vjet, Gjermania i ka ndryshuar trajnerët vetëm pas paraqitje negative në turne të rëndësishëm si Botëror dhe Europian.

The post Dikur në majën e olimpit, sot Lëv nuk mund të rri i qetë, 90% e tifozëve presin shkarkimin, ja kush preferohet appeared first on Media .


Share

Komente