Dikush e mashtron, Adrola Dushi i bën dedikimin e gjatë

Share

Adrola Dushi duket se është zhgënjyer së fundi nga dikush. Person që gënjen për t’u dukur në shkallë më të lartë se ajo (të paktën sipas fjalëve të modeles). Në një postim të gjatë në Instastory, Dushi shkruan:

“Mirëmëngjesi o njerëz të mirë! Gjithmonë bëhesha me nerva kur dikush merrte guximin të më gënjente në sy. Gjithmonë më lindte ajo dëshira për t’ia përplasur të vërtetën në fytyrë. Sot, ende ka njerëz që më gënjejnë, por unë nuk reagoj më. I shoh drejt në sy dhe filloj të ndjej keqardhje për to, gjithsesi i dëgjoj deri në fund dhe tek ata presin fjalët e mia, unë ngrihem me gjithë qetësinë time dhe largohem me buzën në gaz. Nuk ka më të dëshpëruar se ata që besojnë gënjeshtrat e tyre, vetëm për t’u dukur në shkallë më të lartë se sa dikush tjetër”.

Ndërkohë Adrola saktëson se këto nuk janë fjalët e saj, por i përkasin situatës që ajo po kalon.

auto 127005634 2481778302116486 697641774113715134 n 338x6001605947412 1

The post Dikush e mashtron, Adrola Dushi i bën dedikimin e gjatë appeared first on Media .


Share

Komente