Dikush po dëmton siguresat e ndriçimit publik në Podujevë, reagon Rudari

Share

Ushtrues i detyrës së kryetarit të Podujevës dhe kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar në zgjedhje, Nexhmi Rudari, ka bërë të ditur se dikush me qëllime të ulëta ka disa herë që kanë dëmtuar siguresat e ndriçimit publik në bulevardin e qytetit.

Rudari mes tjerash në reagimin e tij bën të ditur se kompania e kontraktuar ka intervenuar duke vendosur siguresa të reja.

Mes tjerash Rudari ka ftuar qytetarët që të mos bien pre e axhendave të ulëta politike duke dëmtuar pronën publike.

Reagimi i plotë i Rudarit:

Të dashur qytetarë,

Ju informojmë se persona të papërgjegjshëm, të ndikuar nga grupe të interesit dhe me qëllime të ulëta, disa herë kanë dëmtuar siguresat e ndriçimit publik në bulevardin e qytetit.

Kompania e kontraktuar ka intervenuar duke vendosur siguresa të tjera.

Po ashtu, persona të papërgjegjshëm sonte kanë fikur dritat e ndriçimit publik edhe në rrugën “Qendresa”.

Ftojmë qytetarët që mos të bien pre e axhendave të ulëta politike dhe të dëmtojnë pronën publike.

Zgjedhjet vijnë dhe shkojnë, Podujeva mbetet!


Share

Komente