Dilemat për votën e diasporës, grupi i dialogut diskuton variantet e mundshme

0
Shpërndaje lajmin

Sigurimi i të drejtës për të votuar për shqiptarët që jetojnë dhe punojnë jashtë vendit është shndërruar në temën kryesore të politikës gjatë javëve të fundit. Edhe mbledhja e radhës e grupit të dialogut këtë të mërkurë kishte në fokus të saj votën e diasporës.
I pranishëm në këtë mbledhje të radhës të grupit të dialogut ishte edhe komisioneri shtetëror i zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, ku palët paraqitën pikëpamjet e tyre mbi formën dhe mënyrën e zhvillimit të këtij procesi.
Për përfaqësuesin e opozitës, Oerd Bylykbashi hartimi i listës së votuesve emigrantë do duhet të bëhet mbi bazën e dy kritereve kryesore.
Ndërsa komisioneri i zgjedhjeve, Celibashi shprehu gatishmërinë për garantimin e kësaj të drejte për emigrantët në dy forma të mundshme.
Pjesë e diskutimeve të mbledhjes së sotme të grupit të dialogut ishte edhe teknologjia në zgjedhje, por në këtë pikë çdo ditë që kalon e vështirëson mundësinë e shtrirjes së këtij procesi në të gjithë vendin në zgjedhjet e 2025.
 
LEXONI GJITHASHTU:

Vota e diasporës, PD kallëzon në SPAK Lindita Nikollën
Basha me shqiptarët në Lombardi: Vota e diasporës s’është e pamundur, ja komploti…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *