January 13, 2022

Dinamo mendon edhe për të ardhmen, firmos me sulmuesin e Pogradecit

Shpërndaje lajmin

Dinamo ka zyrtarizuar afrimin e pestë dhe bëhet fjalë për një lojtar të ri, Marin Abazajn.

I riu spikati sezonin e shkuar te Pogradeci, me 5 gola të shënuar në 18 ndeshje, ndërkohë që një sezon ka qenë edhe me moshat e Tiranës.

Dinamo po mendon t’u besojë elementëve të rinj dhe Abazaj është njëri prej tyre.

“Marin Abazaj, afrimi i radhës. Një vëmendje të madhe në projektin e ri kanë futbollistët e rinj me perspektivë.

Kështu, firma e radhës për Dinamon është ajo e 20-vjeçarit pogradecar, Marin Abazaj. Mesfushori i krahut të majtë është nga sot zyrtarisht pjesë e bluve”, njoftojnë 18 herë kampionët e vendit. /abcnews.al


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *