Disa libra që duhet t’i keni në raftin tuaj

Shpërndaje lajmin

Svetlana Alexievich – “Zëra nga Çernobili”
Me këtë libër, autorja bjelloruse Svetlana Alexievich ka fituar Nobelin e vitit 2015 për letërsi. Ajo është gazetare hulumtuese, e cila shkruan në rusisht, e këtë roman e ka shkruar në vitin 1997. Ka shkruar për krizat historike, për luftën sovjetike në Afganistan, për katastrofën nukleare në Çernobil dhe për kolapsin e Bashkimit Sovjetik, nga zërat e individëve ordinerë.
“Në vetvete, ngjarja çfarë ka ndodhur, kush është fajtori, sa ton rërë dhe beton është dashur për ta ngritur sarkofagun mbi vrimën e djallit, nuk më interesonte. Unë doja ndijimet dhe ndjenjat e individëve që e kanë prekur të panjohurën”, thotë Svetlana.
Ismail Kadare – “Kukulla”
Libri i fundit i autorit Ismail Kadare është “Kukulla”. Kushtuar tërësisht nënës së tij, ky libër i Kadaresë është përkthyer edhe në frëngjisht. Ai flet për marrëdhënien e tij të brishtë me nënën, me të cilën s’është kuptuar asnjëherë plotësisht.
Titulli “Kukulla” simbolizon figurës e së ëmën së tij, figurën e së cilës e përshkruan si fjalëpake dhe pothuaj të padukshme.
Jonathan Franzen – “Korrigjimet”
Amerikani Franzen shkruan për një familje pothuajse tradicionale amerikane – për Lambertët.
Në librin “Korrigjimet”, botuar në vitin 2001, fëmijët e familjes Lambert largohen nga shtëpia dhe secili vazhdon jetën e re në lindje të vendit.
Shkrimtari është cilësuar si njëri ndër autorët më të mirë amerikanë që e përshkruan shumë bukur konstruktin shoqëror në Amerikë.
Daniel Kahneman – “Të menduarit shpejt dhe të menduarit ngadalë”
Psikologu izraelit-amerikan, fitues i Çmimit Nobel në Ekonomi, sjell një vepër që u shndërrua në bestseller që nga viti 2001.
“Të menduarit shpejt dhe të menduarit ngadalë” është një libër i shkruar pas disa dekadash hulumtimi nga autori.
Charles Duhigg – “Fuqia e shprehisë”
Libri më i ri nga reporteri i gazetës New York Times vjen në shqip dhe sjell eksplorimin e shkencës rreth asaj se si i krijojmë shprehitë dhe si manovrojmë me to, si njerëz. Ai tregon nëse shprehitë mund t’i ndryshojmë dhe çka ndodh me individin kur ai arrin t’i ndryshojë ato.

Leave a Reply

Your email address will not be published.