Disa persona mbahen peng në Holandë, nuk dyshohet për terrorizëm

0
Shpërndaje lajmin

Disa persona janë marrë morën peng në një lokal në qytetin holandez Ede pranë qytetiot Utrecht të shtunën. Kështu shkruan policia në rajonin e prekur në platformën X.
Tre pengje tashmë janë liruar, por situata nuk ka përfunduar ende, transmeton albinfo.ch. Një forcë e madhe policie ka rrethuar zonën në qendër të qytetit. Rreth 150 apartamente u evakuuan për shkak të kërcënimit. Nuk ka asnjë provë se ky ishte një akt terrorist, thuhet në komunikatën e policisë.
Lidhur me tre të liruarit transmetuesi publik NOS raportoi se ishin tre të rinj që kishin të veshur uniformën e stafit të kafenesë.
Megjithatë, situata “nuk kishte përfunduar ende”, raportoi policia në X. Sipas NOS, fillimisht ishte e paqartë nëse këta persona ishin pengje. Ata ishin “dukshëm të tronditur”; Forcat speciale të policisë do të kujdesen për ta.
Policia bëri thirrje që njerëzit të shmangin qendrën e qytetit në provincën Gelderland. Rreth 70,000 njerëz jetojnë në qytet, shkruan srf.ch duke ju referuar mediave holandeze.
.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *