Disa të shoqëruar në Divjakë se morën pjesë në protestë, reagon deputetja e PD

Shpërndaje lajmin

Ilda Dhori, deputete e Partisë Demokratike në Divjakë ka reaguar në lidhje me shoqërimet e protestuesve në komisariat.
Nga komisariati i Divjakës për mikrofonin e Euronews Albania, ajo tha se disa persona janë proceduar penalisht, ndërsa shtoi se një tjetër është dërguar në komisariatin e Fierit.
Më tej ajo deklaroi se janë në mbrojtje të qytetarëve ndërsa theksoi se janë kontaktuar dhe avokatët për t’u marrë me çështjen.
“Isha në një takim me drejtues të komisariati më shumë për informacion. Kemi disa persona të proceduar në gjendje të lirë për ngjarjen e djeshme. Sot kemi një qytetar të shoqëruar në komisariatin e Fierit me pretendimin se ka dëmtuar këtë objektin metalik. Do jemi në kontakt të vazhdueshëm për të mbrojtur qytetar. Jemi në kontakt dhe me avokatët përkatës për të ndjekur çështjen”- u shpreh ajo.
Nga ana tjetër Gjergji Janko, nënkryetar i PD Divjakë tha se protestuesve po u bëhet presion psikologjik.
“Jemi prezent sepse janë ndaluar disa protestues që ishin në protestë. I kanë çuar në Fier.  Siç duket është ai presioni psikologjik që tentohet në të gjithë format. Sot janë shoqëruar 5-6 persona”- tha ai.
Policia njoftoi më parë se janë proceduar në gjendje të lirë: E. Sh., 64 vjeç, J. M., 46 vjeç, N. Gj., 71 vjeç, D. P., 29 vjeç dhe L. Gj., 64 vjeç.
“Këta shtetas, ditën e djeshme, kanë organizuar një protestë në hyrje të parkut kombëtar të Divjakës dhe nuk u janë bindur thirrjeve të punonjësve të Policisë, për të zhbllokuar rrugën, me qëllim normalizimin e lëvizjes në këtë zonë”- tha policia.
LEXONI GJITHASHTU: 

Sharka tregon detaje për protestën që u zhvillua sot në Divjakë për traun
‘Nesër protestë më e madhe’, Ilda Dhori: Ministria mashtron për Parkun e Divjakës
Qytetarët e Divjakës largojnë betonieren afër parkut

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *