Disku i Beatles shitet 5000 €/ Rekord i rrallë i albumit debutues “Please Please Me”

0
Shpërndaje lajmin

Një disk i rrallë i Beatles i gjetur në një dyqan bamirësie në Londër është shitur për 5000 euro.
Menaxherja e një donacioni kushtuar kërkimit të kancerit “Cancer Research UK”, e gjeti rekordin, për të cilin fillimisht mendoi se vlente vetëm disa qindra paund.
Por në fakt ishte një shtypje e parë nga mjeshtrat origjinalë i albumit debutues “Please Please Me”.
Albumi, i lëshuar në vitin 1963, u shit në e Bay me një çmim prej 5000 euro.
Gjetja u përpunua nga një ekip i dedikuar tregtimit në internet, pasi kishe disa dëmtime si gërvishtje DHE njolla. Dhe u caktua me çmimin fillestar prej 2000 euro.
Specialisti i vlerësimit të rekordeve, Mike Kuklenko tha se disku ishte një rekord “tepër i rrallë” i grupit të famshëm.
LEXONI GJITHASHTU:

Trump nuk paguan dot gjobën/ Ish-presidenti: Nuk i zotëroj 464 mln $ cash
Hong Kongu miraton ligjin e ri për siguri kombëtare

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *