Dita Botërore e Lirisë së Shtypit, ambasadorja Kim pret në takim një grup gazetarësh

0
Shpërndaje lajmin

Për të shënuar Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, ambasadorja Yuri Kim priti një grup gazetarësh dhe përfaqësues OJQ-sh që punojnë për çështjet e medias në Shqipëri.
Ajo theksoi se një shtyp i lirë dhe i pavarur është thelbësor për demokracinë dhe se është e rëndësishme që gazetarët të bëjnë pyetje të vështira. Ajo i nxiti që t’i përcjellin brezit të ri të gazetarëve mësimet që kanë marrë për të qenë të fortë dhe të guximshëm.
“Shpresoj se nuk do ta nënvlerësoni kurrë rëndësinë e asaj që po bëni. Shpresoj se do të vazhdoni të bëni atë që po bëni”, u tha gazetarëve ambasadorja Kim.
Pjesëmarrësit diskutuan sfidat me të cilat përballen, duke përfshirë mungesën e qasjes në informacion, pasigurinë në punë dhe mungesën e transparencës financiare nga institucionet publike dhe organizatat mediatike.
LEXONI GJITHASHTU: 

“Me kallash rrugëve të Shkodrës”- Si u kap 34-vjeçari që vrau kushëririn për qiranë
“Kohë e mbrapsht”, Mentor Kikia: Thashethemet dhe lajmet pa vlerë, më të lexuarat

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *