Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama së bashku me një pjesë të kabinetit qeveritar kanë shkuar dje në Turqi në një vizitë dy ditore.
Me anë të një postimi në ‘FaceBook’, kryeministri i vendit, Edi Rama, ka publikuar videon e vizitës në muzeun Ataturk që ka bërë bashkë me një pjesë të kabinetit qeveritar. Nën praninë e presidentit Recep Tayip Erdogan Rama përshkroi gjithë rrugën e muzeut, duke u futur brenda dhe vendosur një kurorë me lule te figura e Qemal Ataturkut. Në pamjet e publikuara, kryeministri shihet se është pritur me ceremoni.
Kujtojmë që ditën e djeshme në Turqi u nënshkruan një sërë marrëveshjes. Ndër marrëveshjet që u nënshkrua është Krijimi i Këshillit për Bashkëpunim të Nivelit të Lartë.
Videon e gjeni në linkun e mëposhtëm
https://www.facebook.com/edirama.al/videos/736614023646242