Ditën që Rama ndodhej në Athinë, qeveria greke çon projektligjin në parlament: Zgjerohemi 12 milje

Share

Në ditën që kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ndodhej në vizitë në Athinë, qeveria greke ka njoftuar sot se dërgoi projektligjin në parlament për zgjerimin me 12 milje në Jon.

“Projekt-ligji i Ministrisë së Punëve të Jashtme u paraqit në Parlament për “përcaktimin e gjerësisë së zonës bregdetare në zonën detare në Jon deri në Kepin Tainaro të Peloponezit“.

Projekt-ligji që zgjeron Greqinë me shtrirjen në 12 milje detare në Detin Jon, është planifikuar të paraqitet në Komisionin kompetent për Punët e Jashtme dhe Mbrojtjen të martën e ardhshme, 12 dhe 15 Janar dhe do të votohet në 19 janar 2021” thuhet në artikullin e mediave greke.

Projektligji kërkon shumicë absolute për t’u votuar. Pak ditë më parë përmes një dekreti presidencial, Greqia mbylli gjiret, ndërsa tashmë do të miratojë zgjerimin me 12 milje në Jon.

Artikulli në median greke

gre


Share

Komente