April 19, 2021

Ditët e lavdishme nuk ekzistojnë më, avioni i Trump “braktiset’ në aeroport

Shpërndaje lajmin

Avioni personal i Trump Boeing 757 është cilësuar gjithmonë si xhevahiri i pasurisë së tij. Ai e ka përdorur atë si një sfond për seksione fotografike, tubime fushate, turne VIP, apo për evenimente të rëndësishme, shkruan CNN.

Trump donte të tregonte – vendet e personalizuara prej lëkure me ngjyrë krem dhe kopsat e sediljeve me ar 24 karat. Por sot avioni është i “papunë”  dhe ndodhet në aeroportin e  në Orange County, New York, rreth 60 milje në veri të Manhatanit. Njeri prej motorëve të avionit ka probleme, pasi i mungojnë disa pjesë.

Kostoja për ta rregulluar është shumë e lartë, një çmim që nuk është në pikësynimet e Trump tani.  Megjithëse gjendja aktuale e financave të tij nuk është bërë publike, pandemia Covid-19 ka dëmtuar shumë prej bizneseve të tij.

 

Sipas të dhënave të siguruara nga CNN avioni nuk është përdorur për fluturim që nga Dita e Përurimit.

Një përfaqësues për Organizatën Trump nuk iu përgjigj pyetjes së CNN pse avioni  nuk po përdoret dhe as nuk po rregullohet. Ajo çfarë ka shqetësuar disa ekspertë të aviacionit është fakti që avioni është i ekspozuar ndaj elementëve të ndryshëm atmosferikë dhe se bora, shiu dhe lagështia mund të çojnë në gërryerje të helikave dhe motorëve, raporton abcnews.al

Avionët e mëdhenj zakonisht ruhen për periudha të gjata kohore në shkretëtirën në jugperëndim, ku korrozioni është i pamundur për shkak të klimës së thatë.

 

Kur Donald Trump bleu avionin Boeing 757 në vitin 2010 nga miliarderi i ndjerë i Microsoft Paul Allen,  u bë shpejt lodra e tij e preferuar, siç i pëlqente t’u tregonte miqve.

Kostoja për të fluturuar me një Boeing 757 është rreth 15,000 deri në 18,000 dollarë në orë, sipas analistit të aviacionit të CNN David Soucie.

 

Para se Trump ta blinte atë nga Paul Allen, avioni  shërbeu si një avion komercial në Meksikë në vitet 1990.

Ekstravaganca e  avionit tani mund të jetë shumë e kushtueshme  për financat e Trump. Një raport i Bloomberg News këtë javë vlerëson se vlera neto e Trump ka rënë me 700 milion dollarë që nga shkurti 2016, raporton abcnews.al

Por ai ka përdorur paratë e fushatës në të kaluarën për udhëtime. Kur kandidonte për president në 2016, për shembull, Trump përdori fondet e fushatës së tij për të paguar shpenzimet e udhëtimit. Në tërësi, ai shpenzoi 8.7 milion dollarë me Tag Air sipas një liste të CNN në atë kohë .

Sipas një dokumentari, Trump pagoi për avionin  100 milion dollarë. Edhe nëse ai ka paguar shumë më pak se kaq, avionët e ngjashëm 757  aktualisht janë në shitje me një çmim tregu prej rreth 7 milion dollarë – 10 milion dollarë.

 

 

Pëlhurat me të cilat është areduar avioni janë nga Franca dhe janë klasike.

Trump sigurisht nuk ka nevojë për Boeing 757 për të udhëtuar. Avioni më i vogël për Trump do të kushtonte rreth 5,000 dollarë në orë për të fluturuar. s.ba/abcnews.al


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *