Djalë apo vajzë? Miqtë e Fifit zbulojnë gjininë e bebit (FOTO LAJM)

Shpërndaje lajmin

Pas njoftimit të ëmbël në Festival, Fifi nuk dha më detaje në lidhje me shtatzëninë, duke mbajtur sekret dhe gjininë e bebit.
Epo ky “sekret” këngëtares së fundmi i ka dalë sheshit dhe kanë qenë miqtë e saj ata të cilët e kanë zbuluar.
Sipas “Panorama Plus” miqtë e afërt të Fifit kanë treguar se ajo do të sjellë në jetë një vajzë.
Së fundmi, Fifi ka treguar edhe barkun e rrumbullakosur me një postim në rrjete sociale, ku shprehet se shkelmat e bebit janë lumturia më e madhe që po përjeton.
Kujtojmë se Albeu.com ishte i pari që njoftoi publikun për pritjen e ëmbël të këngëtares, edhe pse Fifi zgjodhi ta mohojë në muajtë e parë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *