January 22, 2022

Djali 17-vjeçar vrau veten, këngëtarja e njohur përfundon në spital

Shpërndaje lajmin

Sinead O’Connor është shtruar në spital vetëm disa ditë pasi djali i saj 17-vjeçar u gjet i vdekur. 55-vjeçarja zbuloi mbrëmë se ishte në polici dhe se po dërgohej në spital. Këngëtarja u shpreh se ndihet e humbur dhe se e urren veten pa të birin, i cili vrau veten javën e kaluar pasi u arratis nga spitali.

Pas një sërë postimesh në Twitter, në të cilat ajo fajësonte veten për humbjen tragjike, ajo kërkoi falje. Ajo shkruante se ishte faji i saj që i biri kishte kryer vetëvrasje. “Fëmijët e mi nuk duan të më njohin. Unë jam një njeri kot. Të gjithë mendoni se jam e mirë sepse mund të këndoj. Por nuk jam“, shkroi ajo.

Sinead O'Connor është shtruar në spital vetëm disa ditë pasi djali i saj 17-vjeçar u gjet i vdekur.

Por më pas këngëtarja është penduar për atë që ka shkruar, duke vazhduar: “Më falni. Nuk duhej ta kisha thënë këtë. Tani jam me policët rrugës për në spital. Më vjen keq që i mërzita të gjithë. Jam e humbur pa fëmijën tim dhe e urrej veten. Spital do të ndihmojë për një kohë. Por unë do të gjej Shane.”, tha ajo.

Sinead O'Connor tha javën e kaluar se ajo kishte 'identifikuar zyrtarisht' trupin e djalit të saj 17-vjeçar Shane, i cili vdiq nga vetëvrasja.

/


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *