Djali i presidentit Trump infektohet me Covid-19

Share

Djali i presidentit të SHBA-ve, Donald Trump Jr, ka dalë pozitiv në testin për koronavirus.

Këtë e ka bërë të ditur zëdhënësi i tij, shkruan “Reuters”, transmeton portali arbresh.info

Ai tutje shtoi se Donald Trump Jr. ka dalë pozitiv në fillim të kësaj jave dhe është futur në karantinë prej kohës kur ka marrë vesh për rezultatin e testit.

“Ai ka qenë tërësisht pa simptoma deri më tani dhe është duke i ndjekur të gjitha udhëzimet për COVID-10 që janë rekomanduar nga mjekët”, tha ai.

Donald Trump Jr

Kujtojmë se, presidenti në largim, Donald Trump, javë më parë u infektua me virusin Covid-19, por e kaloi sëmundjen me sukses duke u trajtuar me disa ilaçe eksperimentale. / arbresh.info/

The post Djali i presidentit Trump infektohet me Covid-19 appeared first on Arbresh.info.


Share

Komente