September 18, 2021

“Djali i shqiponjave”, Anwar Hadid ju tregon gjithë të huajve për Skënderbeun (FOTO LAJM)

Shpërndaje lajmin

Dua Lipa prej dy ditësh ndodhet në Shqipëri. Artistja me famë ndërkombëtare zhvilloi takime ditën e djeshme me kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj dhe me kryeministrin Edi Ramën. Dua mbërriti në Shqipëri për të parë nga afër punimet që po zhvillohen për mobilimin e kopshtit me fondet që janë mbledhur nga shitja e bluzave “Lutu për Shqipërinë”, një iniciativë nga vetë këngëtarja në bashkëpunim me miqtë e saj.

Gjithashtu ajo zhvilloi një konferencë për mediat, ku zbuloi detaje nga karriera e saj dhe çfarë do të ndodhë me “Sunny Hill Festival”. Për këtë të fundit, Dua nuk dha shumë detaje, teksa theksoi se pjesëmarrës do të jenë artistë të vendeve të ndryshme, shqiptarë po ashtu, po pa treguar emra konkretë.

Në këtë vizitë ajo shoqërohej edhe nga partneri i saj, Anwar Hadid. Ky i fundit duket se e ka pëlqyer Shqipërinë dhe sot ka ndarë në rrjete sociale foto nga vizita në Tiranë e Krujë. Së bashku me duan dhe familjen e saj, ai ka vizituar Kalanë e Krujës.

Anwar ka ndarë në Instagram një foto nga skulptura e Skënderbeut dhe shkruan se ai është djali i shqiponjave dhe më i madhi i vendit në Shqipëri. Gjithashtu modeli ka publikuar një foto të flamurit të Skënderbeut me shqiponjat dykrenore.

 


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *