January 25, 2022

Djalin ia vranë me 8 plumba, shpërthen në lot nëna në vendin e krimit: Çfarë të bënë o bir! (VIDEO)

Shpërndaje lajmin

Pasditen e sotme në Greqi një i ri, rreth 34 vjeç është ekzekutuar me armë zjarri në një lokal në zonën e Sepolia, Athinë.

Pas krimit të rëndë, ku shqiptarit iu mor jeta me një breshëri plumbash, nëna e tij është ulur në tokë duke qarë humbjen e madhe për familjen.

“Çfarë të bënë o bir, o dashuri e nënës…!”– thotë ajo ndër të tjera duke fajësuar shqiptarët për vrasjen.

Viktima sipas mediave greke i ka shpëtuar 2 atentateve të tjera në Athinë, ndërkohë autori është larguar me taksi pas atentatit.

Sipas dyshimeve, atentati vjen pas përfshirjes së viktimës në trafikun e drogës në Athinë. /albeu.com/

 


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *