Djathi i famshëm Gruyère i Zvicrës po vazhdon të bëjë lajme

Shpërndaje lajmin

Më parë ka ngjallur polemika pasi një gjykatë amerikane vendosi në janar të këtij viti se ky djathë nuk duhet të prodhohet në Gruyère – apo edhe në Zvicër, për këtë çështje u bë shumë “zhurmë”, përcjell albinfo.ch.
Ky ishte lajm jo i mirë dhe një shuplakë tjetër vjen nga vetë Zvicra: Michael Spycher, një prodhues nga Sumiswald, një fshat në Emmental – një tjetër nga rajonet e famshme të prodhimit të djathit të Zvicrës – u dha kohët e fundit medaljen e artë në një konkurs ndërkombëtar për prodhimin e djathit më të mirë.
Megjithëse kjo përzierje rajonale mund të mos u pëlqejë prodhuesve të Gruyère, Spycher tha në mbrojtjen e tij se një duzinë kompanie e Emmental po bëjnë djathin Gruyère, edhe pse është një markë e mbrojtur tregtare (AOP) në Zvicër. /Albinfo.ch.

Leave a Reply

Your email address will not be published.