“Djemtë po mbahen, por situata është e tmerrshme”, thotë zyrtari në Luhansk

Shpërndaje lajmin

Pas disa javësh sulmi të pandërprerë si nga ajri ashtu dhe në tokë, trupat ukrainase “po mbahen”.
Ky është qëndrimi i kreut të administratës ushtarake në Luhansk të Ukrainës. Serhi Hajdaj shtoi në një intervistë për një televizion të vendit se situata ishte e rëndë.
“Përpjekja më e madhe që është bërë nga armiku është deportimi në Popasna. Këtu rusët vendosën sasinë më të madhe të trupave dhe pajisjeve të tyre,” – tregoi Hajdaj, raporton CNN.
“Luhansku është vendi ku numri më i madh i granatimeve dhe raketave është konstant. Është thjesht një situatë e tmerrshme. Djemtë tanë po mbahen, por ne presim ndihmë, përforcime,” – theksoi zyrtari.
Rreth 15 mijë njerëz jetojnë ende në Severodonetsk, ku pesë ndërtesa të larta apartamentesh u goditën nga bombardimet të premten, tha Hajdaj. Qyteti i Zolotes ishte goditur rëndë gjithashtu, sipas tij.
 
LEXONI GJITHASHTU:

Mariupol, 200 ukrainas të tjerë ende të bllokuar në uzinën e çelikut

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *