Djokovic fiton pa probleme Australian Open, i afrohet rivalëve të përjetshëm për rekordin historik

Share

Novak Djokovic fitoi për herë të tretë radhazi turneun Grand Slam të Australian Open, duke mundur lehtësisht në 3 sete (7-5, 6-2, 6-2) rusin Daniil Medvedev. Në total, ky ishte triumfi i 9 në këtë turne për tenistin serb, dhe i 18-i Grand Slam në karrierë.

Djokovic tashmë renditet i treti në listën e tenistëve me më shumë fitore në turnetë Grand Slam, me dy më pak sesa Roger Federer dhe Rafael Nadal.

33-vjeçari nuk kishte humbur kurrë një finale në Melburn dhe kështu ndodhi edhe këtë herë, pasi Medvedev nuk arriti dot të rezistonte ndaj superioritetet të Djokovic. 25-vjeçari kishte humbur finalen e parë në Australian Open kundër Nadal në vitin 2019, por edhe pse shihej se mund të fitonte këtë herë, nuk ia doli.


Share

Komente