January 10, 2022

Djokovic merr pjesë në Australian Open, reagon Nadal: Do doja të mos ishte, por drejtësia vendosi

Shpërndaje lajmin

Ndalimi i tenisti serb, Novak Djokovic, nga autoritetet australiake, bëri shumë zhurmë në mbarë botën. Disa ditë izolim për tenistin serb, për shkak të mos vaksinimit u ka ardhur fundi, dhe Djokovic do të marrë pjesë në turneun e njohur “Austalian Open”, i cili nis aktivitetin e tij që nga 17 janari.

Tenisti serb mori dritën jeshile nga gjykata e cila vendosi që Djokovic të merrte pjesë në turne, ku thuhej se sportisti serb kishte paraqitur një dokument ku tregohej se për arsye shëndetësore nuk mund të vaksinohej.

Menjëherë pas kësaj ka reaguar edhe rivali i tenisit serb, Rafael Nadal, i cili shprehet se drejtësia foli, edhe pse sportivisht tenisti spanjoll s’ka dashur që serbi të merrte pjesë në turne.

“Drejtësia ka folur dhe më duket mirë që Djokovic do të garojë në Australian Open. Më duket korrekte sepse ka vendosur gjykata dhe unë gjithnjë kam qenë mbështetës i drejtësisë. Nga ana sportive do të preferoja që Novak të mos ishte pjesë e turneut, por un respektoj vendimet e gjykatës. Institucionet më të rëndësishme theksojnë se vaksina është mjeti i duhur për të luftuar pandeminë, megjithatë secili është i lirë të bëj zgjedhjen e tij për të cilën mban përgjegjësi”,  është shprehur Nadal. /f.a/


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *