“Do dalim me listë më vete nga LSI”/ Duka zbulon ku do të kandidojë në 25 prill

Share

Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste Agron Duka është shprehur se në zgjedhjet e 25 prillit PD do të dalë në një listë më vete me aleatët, ndërsa LSI në listë më vete.

Në një intervistë për “Report TV”, Duka ka zbuluar edhe zonën ku do të kandidojë, duke theksuar se do të jetë Durrësi qyteti ku do të kërkojë mbnështetjen e qytetarëve.

“Ne në një listë me vete, Basha me aleatët tradicional dhe LSI në një listë më vete.Ndoshta unë në Durrës besoj. Të gjitha partitë e tjera që duan të bashkëpunojnë me ne do t’i shohim si mundësi. Duket se LSI është e vendosur kundra Ramës dhe mesa shihet po ndërtohet një strategji. Brenda ditës së hënë do të ketë një vendim”, tha Duka./CNA.al


Share

Komente