September 18, 2021

“Do e vras në oktagon, kjo ndeshje është fundi i tij”, McGregor nuk përmbahet përballë Poirier

Shpërndaje lajmin

Mbrëmjen e sotme në Las Vegas Dustin Poirier dhe Conor McGregor zhvillojnë triologjinë, betejën e tretë mes tyre, pasi gjithçka mes tyre është 1-1, pas fitores së irlandezit në 2014 dhe të Poirier në janarin e këtij viti.

McGregor si gjithmonë dhuron show para këtyre përballjeve dhe të njëjtën gjë e ka bërë edhe në përballjet para sfidës. Irlandezi thotë se do e vrasë Poirier në oktagon. Mision i vështirë do jetë edhe ta mundë në fakt, duke parë formën e tij që nga humbja me Khabib.

“Do të kaloj mbi kokën e tij, do ja bëj me vrima dh do ia heq shpatullat. Ky është qëllimi im. Pas kësaj ndeshje ai ka mbaruar. Kaq ishte për të, ky është fundi i rrugëtimit të Dustin. Të shtunën në mbrëmje ai do ecë në oktagon si një qen dhe unë do e vë në gjumë.

Ky njeri do të mësojë se nëse nuk e respekton mirësinë e një personi dhe e konsideron atë si një dobësi, duhet të paguaje. Unë do e bëj atë të paguajë me jetën e tij. Ai do ketë vdekur në oktagon këtë mbrëmje”, u shpreh McGregor. /abcnews.al


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *