“Do hetohen zyrtarë të Kadastrave dhe familjarët e tyre”, gazetari: Ka çudira…

0
Shpërndaje lajmin

Gazetari Henrik Mehmeti tha për emisionin “Review” në Euronews Albania se reforma në kadastër mund të sjellë zhvillime. Sipas tij, do të ketë hetime, investigime për pronat e zyrtarëve të kadastrës e po ashtu do hetohen edhe familjarët e tyre.
Mehmeti tha se reforma nuk do të thotë mbyllje kapitulli, pasi do të bëhen hetimet dhe ka mundësi që disa persona që kanë shërbyer në kadastër, të përfundojnë pas hekurave.
“Nuk do të ketë një mbyllje të kapitullit, por do ketë një investigim nga ana e strukturave shtetërore për të gjitha pronat që janë regjistruar ne emër të familjarëve apo të afërmve të funksionarëve të kadastrave. Të gjithë ata funksionarë të kadastrës që kanë regjistruar pronën në emër të dikujt tjetër apo kanë bërë blerje fiktive do të hetohen.
Ka lloj-lloj çudirash. Nuk është bërë ende publike, por do hetohen të gjitha tjetërsimet që do të bëhen kohët e fundit. Pas deklarimeve të kryeministrit ka pasur një lloj frike dhe shkundje nga punonjësit e Kadastrës, e nuhasin që mund të ketë një hetim për këto prona. Do ketë një hetim e mbase do shkojnë edhe njerëz pas hekurave”,-tha Henrik Mehmeti.
LEXONI GJITHASHTU:

Digjitalizimi i Kadastrës/ Avokati: Nuk zgjidh asgjë, problemi real është toka
“Kadastra mbyll zyrat”, Rama: Brenda qeshorit shërbimet merren online

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *