“Do preken persona të tjerë”, eksperti: Gjyqtarja sapo e ka nisur luftën!

0
Shpërndaje lajmin

Gjyqtarja e Tiranës, Arnisa Këlliçi, e cila u mor nën hetim nga prokuroria e Tiranës, mbi dyshimet se letrën kërcënuese ndaj saj dhe familjes e kishte shkruar vetë, rrëfeu këtë të shtunë në Review dinamikën e ngjarjes.
Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço tha në emisionin Review se nga kjo histori do preken edhe persona të tjerë pasi gjyqtarja është shprehur vetë se sapo e ka nisur luftën.
“Ajo ka publikuar edhe statuse ku thotë që tani do më shikoni dhe ky është vetëm fillimi, ja jep në një mënyrë të koduar atyre që po hetojnë, mbase edhe personazheve të tjerë që do ju  nxjerr gjëra që do ju vënë në siklet dhe është një formë shantazhi që tregon se kjo ngjarje nuk do ngelet me kaq. Sa më shumë të thellohet hetimi, aq më shumë do dalë nga kjo ngjarje dhe do preken edhe persona të tjerë”,  tha Karamuço.
 
LEXONI GJITHASHTU:

“Prokuroria po mbron kolegun”, gjyqtarja: Ja çfarë dosje kam pasur me Dyrmishin
“S’do e shihni dritën e diellit”, gjyqtarja Këlliçi tregon në “Review” si u kërcënua

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *