November 28, 2021

“Do të bëhesh milioner”, dinamika e arrestimit të vajzave të Call Center-it në Shkodër: Polaku organizator

Shpërndaje lajmin

Pas arrestimeve të kryera, policia e Shkodrës ka zbardhur edhe skemën se si funksiononte puna në Call Center-in e Shkodrës, i cili sipas bluve mashtronte qytetarë të vendeve të Bashkimit Europian duke ui telefonuar për t’i ftuar të investonin në gjoja bursa; kriptomonedha apo forex.

Gjithçka ishte organizuar nga një i ri me origjinë nga Polonia, i cili sëbashku me bashkëjetuesen kishin siguruar kontaktet e qytetarëve të BE-së që do të telefonoheshin. Po ashtu, polaku kishte edhe kontaktet për llogaritë bankare ku do të derdheshin fondet e personave që mashtroheshin për të mos lenë gjurmë.

Pasi u vendos në Shkodër, polaku punësoi disa të rinj duke filluar aktivitetin e tij një vit më parë. Gjatë kësaj periudhe, puna vijoi normalisht ku kryesisht gjermanë dhe spanjollë telefonoheshin nga punonjësit e këtij Call Center-i. të cilët i prezantoheshin si përfaqësues të brokerave të ndryshëm me vendnodhje në BE dhe iu thuhej se nëse investonin sipas këshillave të tyre do të bëheshin të pasur.

Pasi bindeshin, të mashtruarit dërgonin paratë në llogaritë bankare ku i thonin punonjësit e Call Center-it në Shkodër. Pasi dërgonin paratë, viktimat mbaheshin në kontakt nga punonjësit duke iu kërkuar të rrisnin investimin. Kjo gjë përsëritej vazhdimisht deri sa qytetari kuptonte se ishte mashtruar. Në këtë moment punonjësit e Call Center-it ndërprisnin çdo kontakt me të.

“Në vijim të punës gjurmuese dhe hetimeve të kryera për evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale  në  fushën e mashtrimeve kompjuterike, nga strukturat e DVP Shkodër, në bashkëpunim me Njësinë “C” për Hetimin e Krimit Kibernetik në Drejtorinë Hetimore në Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit dhe Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, u finalizua me sukses operacioni policor “North Forex”, në kuadër të të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve: E. K., 22 vjeçe, O. Sh., 20 vjeçe, A. B., 30 vjeçe, S. A., 21 vjeçe, S. A., 24 vjeçe, E. O., 29 vjeç, N. T., 26 vjeç dhe Y. D., 27 vjeçe”, njoftoi policia.

Kjo skemë mashtrimi sipas policisë ushtrohej në lokacione të ndryshme dhe konsistonte në mashtrimin kompjuterik nëpërmjet programeve dhe platformave të ndryshme si Vicidial, Forex dhe Exchange, në dëm të shtetasve të huaj, kryesisht atyre gjermanë dhe spanjollë.

“Nga hetimet e deritanishme ka rezultuar se shtetasi P. Ë., me qëllim shmangien e hetimit pas operacionit kombëtar kundër mashtrimeve kompjuterike, kishte bërë çregjistrimin e të gjithë punonjësve dhe kishte vijuar ta ushtronte aktivitetin në fjalë në mënyrë të fshehtë”, bëri me dije policia. / /


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *