“Do të fus ty në qeli”- Shqiptari kërcënon prokuroren dhe arratiset nga burgu
Një 48-vjeçar me origjinë shqiptare është arratisur pasditen e së enjtes nga paraburgimi i Policisë së Magnezisë, në Greqi. Mediat greke shkruajnë se menjëherë sapo u konstatua arratisja e tij, ka nisur një operacion i forcave të policisë për ta arrestuar.
Por arratia e 48-vjeçarit zgjati shumë pak pasi ai u ndalua sërish nga policia vetëm 4-orë pas largimit nga komisariati.
Shqiptari ndodhej në paraburgim pasi po gjykohej në Gjykatën Penale Tre anëtarëshe për një sërëveprash penale, përfshirë dhe dhunën në familje.
Vetëm të premten e kaluar ai u dënua me 18 muaj me kusht, pasi Gjykata e Volos e shpalli sërish fajtor për dhunë fizike në familje, kanosje, armëmbajtje pa leje dhe përdorim të tyre.
Mediat greke shkruajnë se pas marrjes së dënimit në korridorin e gjykatës, ai kërcënoi prokuroren duke i thënë se “Do të dërgoj ty në burg”.