Do të futet me një apo me dy lista në zgjedhje? Basha zbulon vendimin që të marrë

Share

Lideri i PD, Lulzim Basha, i ftuar në ‘Opinion’ përballë një paneli gazetarësh foli për situatën politike por dhe për zgjedhjet e 25 prillit.

I pyetur nga gazetarët se si do të futet opozita, lideri i PD, Lulzim Basha tha se aktualisht po studiohen të gjithë mundësitë në mënyrë që asnjë votë e shqiptarit të mos humbasë.

Deklarata e Lulzim Bashës:

‘Ne jemi të bashkuar që prej fillimit të kësaj beteje, me një ndryshim për t’i hapur rrugë ndryshimit. Në funksion të kësaj opozita i ka hedhur të gjitha hapat, sicc ka qenë djegia e mandateve, mospjesmarrje në zgjedhje. Pra opozita ka qenë në unison në ccdo vendim. Vendimi strategjik i opozitës është 1 koalicion dhe 1 qëllim. Vendimet taktike synojnë të bëjnë të mundur që asnjë votë e shqiptarëve që kërkojnë ndryshim, të mos humbasë peshën e saj. Pra ne jemi të vendosur për ndryshim. Ne po bëjmë rakordimet e fundit që janë ato taktike. Ne nuk do të lejojmë të na ikë ko asnjë votë, dhe për këtë po shohim të gjjitha mënyrat’,- tha Basha.


Share

Komente