Do të miratojmë paketën e re të sanksioneve ndaj Rusisë, thotë Von der Leyen

Shpërndaje lajmin

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen shprehu besimin se Bashkimi Europian do ta miratojë paketën e re të sanksioneve ndaj Rusisë.
Reagimi i saj edhi pas paralajmërimeve të Hungarisë se mund të vendosë veton gjatë votimit.
“Eksporti i naftës dhe i derivateve të saj, si dizeli dhe gazi për ngrohje, është një nga burimet kryesore të të ardhurave të Kremlinit. Dhe është pikërisht ky burim që ne synojmë të shterojmë në muajt e ardhshëm, në mënyrë që Putin të mos financojë dot luftën e tij, në mënyrë që Kremlini të dëmtohet sa më shumë. Në të njëjtën kohë, ne do të mbrojmë ekonominë tonë. Me pak fjalë, duhet të gjejmë një ekuilibër. Përse? Sepse fuqia jonë ekonomike është në njërën anë një mjet për të mbështetur Ukrainën dhe nga ana tjetër për të ushtruar presion ndaj Rusisë”, tha ajo.
Sipas kryeministrit të Hungarisë, Viktor Orban, propozimi aktual i Komisionit Europian do të përbënte një “bombë atomike” të hedhur në ekonominë hungareze.
Ai shtoi se Hungaria do të ishte e gatshme të negocionte nëse sheh një propozim të ri që do të përmbushte interesat e vendit.
LEXONI GJITHASHTU

Orban kundër BE-së për sanksione të reja ndaj Rusisë
BE-ja ka gati paketën e gjashtë të sanksioneve ndaj Rusisë, thotë Borell

Leave a Reply

Your email address will not be published.