Shpërndaje lajmin

Ina Zhupa deklaroi se do të ngrejë padi për çështjen e Butrintit.
“Unë kam nisur një iniciativë të tillë duke përpiluar tekstin e asaj që do të jetë padia në Gjykatën Kushtetuese. Pasi të bëjmë hapin në Gjykatën Kushtetuese duhen 28 firma deputetësh, pra unë e vetme nuk mund ta çoj dot në Gjykatën Kushtetuese dhe besoj se do të marr mirëkuptimin e kolegëve,” – u shpreh Zhupa për “SOT” në Euronews Albania.
Ajo tha se nëse kjo nuk funksionon, marrëveshja e Butrintit, që sipas saj ka dhe pjesë të tjera të errëta, do të dërgohet në SPAK e do të ndiqet kudo.
“Më vjen mirë që shoqëria civile na gjendet në krahë sepse duhet sensibiliteti i të gjithë qytetarëve  në mënyrë të tillë që opinioni publik të ndikojë te kjo çështje,” – shtoi Zhupa.
Ajo sqaroi se qeveritë  janë të ndryshueshme dhe me pasuritë kombëtare duhet të jemi të kujdesshëm për mënyrën si i trajtojmë.
 
LEXONI GJITHASHTU:

EKSKLUZIVE| Ina Zhupa tregon dokumentin për menaxhimin e Butrintit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *