January 18, 2022

“Do të udhëheq revolucionin e ri”, Basha i “Kosheres” tregon çfarë po ndodh brenda selisë blu

Shpërndaje lajmin

Zhvillimet e fundit politike në selinë blu u komentuan dhe tek spektakli i humorit “Kosherja” në ABC. Ndërsa kanë mbetur dhe pak ditë nga zgjedhjet e liderishipit demokrat, Basha i “Kosheres” zhvilloi një konferencë bashkë me kandidatin tjetër Agron Shehaj. Por çfarë po ndodh brenda selisë blu sipas tyre?

“Jam këtu përpara gazetarëve dhe publikut që t’ju komunikoj se beteja jonë ende nuk ka mbaruar. Unë si kryetar i PD-së do të udhëheq revolucionin e ri që do të ndodhë përsëri në shtator kur unë të jem përsëri kryetar.”, thotë Basha.

Gazetarja: Zoti Basha më 13 Qershor keni garën për kreun e PD-së.

Basha: Do të jetë një kandidim i pastër dhe i hapur.

Gazetarja: Ndërkohë thoni se do të udhëhiqni revolucionin si kryetar i PD-së në shtator. A jeni paracaktuar.

Basha: Jo, jo. Ju lutem mos më keqkuptoni. Këto janë disa pyetje që i sjellin oligarkët dhe ty ta ka çuar Edi Rama me sms…”/abcnews.al


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *