“Do të ulim taksat vendore me 50%”, ja premtimi i kryetarit të PD Berat
Kryetari i PD Berat, Shyqyri Duro tha në emisionin RinON në Euronews Albania se prioritet i PD nëse merr bashkinë e Beratit do të jetë ulja e taksave për biznese në qytet dhe në fshatra.
Duro u shpreh se 50 përqindëshi i taksës që është rritur do të ulet dhe do të rikthehet në taksën e mëparshme.
“Përfitueshmëria e bizneseve është ulur dhe në të tilla kushte biznesi është drejt falimentimit dhe ne prioritet kemi uljen e taksave të bizneseve në qytet dhe fshatra. 50 përqindëshi që është rritur është e garantuar që do të ulet, ajo që u rrit do të ulet, do të rikthehet në taksën e mëparshme”, tha Duro.
LEXONI GJITHASHTU:
Pse po mbetet stok vaji i ullirit në Berat? Ja si pergjigjet deputetja e PS
Web-i i Bashkisë Berat 9 vite pa aktivitete për rininë, ja si përgjigjet deputetja