Do zgjedhim delegatët e rinj të PD-së, thotë anëtari i ‘Rithemelimit’

Shpërndaje lajmin

Prej disa ditësh, Komisioni i Rithemelimit të Partisë Demokratike po zhvillon zgjedhjet për kryetarët e rinj të degëve në të gjithë vendin. Deri më tani, janë zhvilluar zgjedhjet në degën e Mallakastrës, Fierit Fushë Krujës dhe Selenicës.
Anëtari i Komisionit të Rithemelimit, Ervin Minarolli tha për “Euronews Albania”, se javën tjetër do të zgjidhen edhe kryetarët e degëve të tjera, teksa shtoi se ky proces do të pasohet me zgjedhjen e delegatëve.
“Javën tjetër zgjidhen kryetarët e tjera të degëve, për herë të parë me parimin një anëtar, një votë. Më pas, do ketë zgjedhje për delegatët në Kuvendin Kombëtar dhe për Kryesitë e Degëve”, tha Minarolli.
Ai nënvizoi se ky është një proces vjen në një kohë kur është plotësuar mandati 4-vjeçar i kryetarëve të degëve dhe se është një fazë normale e rizgjedhjes së strukturave.
I vetmi mekanizëm që i bashkon demokratët është vota e lirë, sipas Minarollit.
Nga grupi tjetër në Partinë Demokratike ky proces vijon të kundërshtohet, pasi sipas tyre nuk i shërben bashkimit të demokratëve.
LEXONI GJITHASHTU

PD zgjedh kryetarët e degëve në Fier, Selenicë dhe Fushë-Krujë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *