Dogjën sipërfaqe pyjore, 2 persona në pranga, 4 të tjerë nën hetim

0
Shpërndaje lajmin

Dy persona janë arrestuar nga policia e Himarës, pasi dogjën dhjetëra hektarë në territorin e fshatit Kudhës.
Eduard Memi dhe nipi i tij Aleks Leka i kanë vënë zjarrin sipërfaqjes pyjore që ia kishin marrë me qira Drejtorisë së Pyjeve dhe Kullotave në  bashkinë Himarë.
Ata ndezën zjarrin me qëllim rigjenerimin e kullotës, por për shkak të erës, zjarri ka marrë përmasa të mëdha duke djegur një sipërfaqe të konsiderueshme pyjore.
Inspektori i pyjeve në bashkinë e Himarës po procedohet penalisht në gjendje të lirë për shpërdorim detyre, si dhe një bari i zonës për moskallëzim krimi.
2 persona nga Elbasani janë vënë nën hetim nga policia pasi ndezën zjarre në tokat e tyre.
Qerim Matoshi në fshatin Samurr, dyshohet se ka ndezur zjarr për të djegur disa barishte, në tokën e tij, por si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur një sipërfaqe toke me barishte dhe shkurre.
Nderim Kullolli në lagjen “Dyli Haxhire” ka ndezur zjarr për të djegur disa shkurre dhe si pasojë e flakëve është djegur një sipërfaqe me barishte e shkurre.
Ndërsa dy vatrat të zjarrit në Qeparo dhe Pilur të Himarës vijojnë të jenë aktive që prej mbrëmjes së të premtes.
Mëngjesin e kësaj të shtune 40 efektivë të Batalionit të tretë të Këmbësorisë nga Forca Tokësore janë angazhuar për shuarjen e zjarrit masiv në Porto Palermo.  
Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve të zjarrvënies.
LEXONI GJITHASHTU: 

Samiti kundër Kinës/ Biden mbledh liderët e Japonisë dhe Koresë së Jugut
Avokati i Fredi Belerit për Euronews Albania: Rama po intimidon Gjykatën!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *