Doka zbulon prapaskenat: Në janar mora një ofertë nga skuadra e njohur turke

Share

Albi Doka vendosi të ndryshojë ekip në merkaton e verës, teksa kaloi nga Tirana te Gorica në kampionatin kroat. Në një prononcim të dhënë së fundmi për “Sport Time”, Doka është shprehur se kampionati shqiptar nuk është edhe aq shumë cilësor, teksa ka shtuar se ndryshimi me atë kroat është i madh. Gjithashtu më tej ai thotë se në rast se do të ishte Tirana, nuk do i jepej mundësia të luante për Shqipërinë.

“Nëse do të isha te Tirana mendoj se nuk do të më jepej mundësia të luaja për Kombëtaren. Sipas mendimit tim, kampionat nuk është edhe aq shumë cilësor. Të gjithë ata që kanë ikur jashtë, janë grumbulluar nga Kombëtarja më pas. Në fillim nuk e kuptoja që kishte shumë ndryshim, por tani e kam kuptuar që ka ndryshime.

Kam shumë besim dhe shumë shpejt do të transferohem në një kampionat më të fortë. Oferta nga Turqia? Ka pasur negociata, por tani klubi im kërkon shumë për mua, Trabzonspor dha shumë pak për mua dhe klubi i Goricas e refuzoi direkt këtë ofertë. Kampionati kroat ka shumë ndryshime nga ai shqiptar pasi është shumë I fortë fizikisht. Stërvitemi pak a shumë 3 orë në ditë stërvitje.


Share

Komente