September 25, 2021

Dokumentar në Netflix: Jeta e Georgina Rodriguez nga arrestimi i të atit, puna si shitëse dhe njohja me CR7

Shpërndaje lajmin

Partnerja e Cristiano Ronaldos, Georgina Rodriguez do të ketë zyrtarisht një realy-show të saj, në formë dokumentari, i cili do të transmetohet nga Netflix.

Ky reality show do të jetë një portret i thellë dhe emocional i gruas prapa fotove, historive dhe titujve të mëdhenj”, thotë Netflix në një njoftim për dokumentarin.

Georgina do të tregojë pas kamerave të gjithë jetën e saj nga jetesa në një prej lagjeve më të varfëra të provincës spanjolle Haca, burgosja e të atit për shkak se ishte pjesë e një grupi që merrej me kontrabandë kanabisi nga Maroku në Spanjë, zhvendosja në moshën 18 vjeçe, në Londër për të ndjekur ëndrrat e saj. Atje ajo studioi anglisht në të njëjtën kohë me mësimet e saj të vallëzimit, ndërsa punonte si kamariere për të siguruar jetesën.

Ndalesa tjetër ishte Madridi, fillimisht duke punuar si shitëse në shtëpinë italiane të modës së lartë Gucci. Temperamenti i saj latin dhe silueta e përsosur e bënë atë shumë shpejt të dallohej në industrinë e modës si modele, duke krijuar bashkëpunime me revista të tilla si Grazia, Men’s Health, Women’s Health, Glamour, ndërsa ajo ishte gjithashtu fytyra kryesore e fushatës së të brendshme dhe bikinive të Yamamay.

Lidhja e dashurisë me Cristiano Ronaldon

“Ishte dashuri me shikim të parë … Ne u takuam në Gucci, ku unë punova si asistente e shitjeve”, ka treguar bukuroshja për takimin e saj të parë me portugezin në 2016.

Në nëntor të të njëjtit muaj ata të dy u panë së bashku për herë të parë në një dalje publike në Disneyland, Francë, duke i bërë të gjithë të pyesin kush është vajza misterioze që i vodhi zemrën Ronaldos pas ndarjes episodike të tij me Irina Shayk.

Ata kanë mbetur të pandashëm që nga ajo kohë, duke pasur një vajzë 2-vjeçare Alana, ndërsa Cristiano Ronaldo tashmë ka një djalë 9-vjeçar, Cristiano Jr., si dy binjakë (Eva dhe Mateo) përmes një nëne “dhuruese” në Shtetet e Bashkuara.

Thashethemet për një propozim të fshehtë martese

Shtatorin e kaluar, çifti i dashur shijoi pushimet e tyre në Monako, Saint Tropez dhe Mallorca duke ngarkuar foto në mediat sociale që la të kuptohet se futbollisti portugez i kishte propozuar me unazë diamanti bukuroshes brune dhe padyshim përgjigja ishte po! /abcnews.al/

 


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *