Dokumenti sekret: Të vaksinuarit do të lejohen me përparësi në restorante

Share

restorantet corona 280x280 1

Sipas një dokumenti sekret federal, njerëzit e vaksinuar do të gëzojnë privilegje në të ardhmen për të hyrë në palestra, klube ose restorante.

Në Zvicër, privilegjet për njerëzit e vaksinuar mund të jenë shpejt të mundshme sa i përket qasjes në klube ose restorante, shkruan 20minuten.ch.

Për këtë ka si shembull Izraelin: Më shumë se 3.2 milion veta në shtetin me pak më pak se nëntë milionë banorë (afërsisht sa Zvicra) lejohen të vizitojnë studiot e fitnesit, restorantet, teatrot ose ngjarjet sportive që nga e diela.

Atyre u jepen privilegje në pandemi sepse janë vaksinuar ose kanë ndërtuar antitrupa kundër koronavirusit.

Qeveria e Zvicrës duket se gjithashtu se ka vendosur për të mërkurën, kur publikohen ndryshimet më të reja, për të lejuar trajtim të veçantë, bazuar në statusin e vaksinimit, transmeton albinfo.ch.

Gazeta Blick citon nga një letër vaksinimi “të rrjedhur” nga departamenti i brendshëm i Alain Berset.

Sipas saj, ndërmarrjet private tregtare dhe kulturore duhet të jenë në gjendje t’u japin trajtim preferencial personave të vaksinuar. Sipas planeve të Këshillit Federal, kujtdo që mund të dëshmojë se është vaksinuar duhet t`i lejohet hyrja në klube dhe teatër, si dhe të jetë në gjendje të shërbehet brenda një restoranti.

“Në këtë rast, operatorët dhe organizatorët do të duhet të kërkojnë dëshmitë përkatëse të  vaksinimit të plotë”, kështu thuhet se rezulton nga dokumenti i miratuar nga Këshilli Federal.

Po sipas këtij dokumenti, kushdo që nuk mund të vaksinohet për shkak të alergjive ose shtatzënisë nuk do të dëmtohet, transmeton albinfo.ch. Me një test negativ të koronës, ata/ato do të lejohen në lokalet e përmendura.

Edhe të vaksinuarit, ende me maskë në transportin publik

Në transportin publik, personat e vaksinuar ende duhet të mbajnë maska ​​sepse angazhimi do të ishte shumë i madh nëse çdo pasagjer do të kontrollohej për të parë nëse është vaksinuar apo jo.

Rregulloret duhet të hyjnë në fuqi nga maji ose qershori, kur një pjesë e madhe e popullsisë do të mund të vaksinohet, përcjell albinfo.ch. Përparësitë e përmendura duhet të zbatohen derisa një pjesë e madhe e popullsisë të jetë imune ndaj Corona, gjë që mund të ndodhë më së shumti deri në fillim të Shtatorit.


Share

Komente