April 16, 2021

Donika Gërvalla merr detyrën e kryediplomates

Shpërndaje lajmin

E rritur dhe shkolluar në diasporë, Donika Gërvalla, e bija e atdhetarit të shquar Jusuf Gërvalla, u rikthye në Kosovë për të marrë përgjegjësi institucionale.

Ajo do të jetë përfaqësuesja e shtetit të Kosovës në arenën ndërkombëtare përmes pozitës së saj si ministre e punëve të Jashtme dhe Diasporës, shkruan Albinfo.ch.

Gjatë ditës së sotme, ajo ka pranuar detyrën e ministres.

“Pasi u njoh me strukturën aktuale, znj. Gërvalla kërkoi nga zyrtarët e Ministrisë qasje bashkëpunimi dhe pune ekipore, me qëllim që të arriturat dhe suksesi i përbashkët t’i atribuohet shtetit të Kosovës”, thuhet në njoftim.

“Është nder i madh për mua të jem udhëheqëse e Ministrisë së Jashtme dhe Diaspores, prandaj do ta kisha lutur secilën dhe secilin nga ju, të trokitni pa hezitim në dyert e Kabinetit tim, të ofroni eksperiencën dhe mbëshetjen tuaj profesionale, në mënyrë që bashkë të mbrojmë sa më mirë interesat e shtetit tonë”, tha ndër të tjera drejtuesja e re e diplomacisë kosovare.


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *