Donis Avdiaj nga FC Zürich huazohet tek ekipi austriak

0
Shpërndaje lajmin

Raportohet se futbollisti i kampionit në fuqi të Zvicrës, Zuerichut, Donis Avdijaj, është huazuar te Harbergu i elitës së futbollit austriak deri në fund të këtij edicioni. 26-vjeçari u transferua te Zuerichu zviceran në fillim të muajit gusht dhe nënshkroi kontratë deri në vitin 2025, përcjell albinfo.at.
Avdijaj, që ka gjashtë paraqitje e dy gola të shënuar me Kosovën, ka zhvilluar 16-të ndeshje me Zuerichun dhe regjistroi tri gola e një asistim. Lajmi është konfirmuar të mërkurën nga të dyja skuadrat.
“Hartbergu është munduar që të më transferojë në javët e fundit dhe e falënderoj për këtë mundësi. Do të bëj gjithçka që skuadra të stabilizohet për ndeshjet e ardhshme, në mënyrë që ta arrijmë objektivin”, është shprehur Avdijaj për rikthimin e tij te Hartbergu.
Me Hartbergun Avdijaj ka kaluar 11 muaj, nga shtatori i vitit 2021 deri në gusht të vitit 2022. Kishte zhvilluar 23 ndeshje, dhe kishte kontribuuar me shtatë gola e dy asistime.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *