November 29, 2021

Donnaruma pritet t’i bashkohet në janar Juves

Shpërndaje lajmin

Gianluigi Donnarumma do të largohet nga PSG për t’iu bashkuar Juventusit në merkaton e janarit raportojnë mediat italiane të enjten.

Vetë portieri u ka bërë me dije krerëve të PSG-së, se dëshiron të largohet për shkak se nuk është i kënaqur me minutazhën që ka pasur në dispozicion këtë sezon.

Ai iu bashkua ekipit francez si lojtar i lirë para fillimit të këtij edicioni pasi refuzoi rinovimin e kontratës me Milanin.

Juventusi do ta huazojë Donnarumman dhe do të ketë të drejtën e blerjes së tij.

Portieri 22-vjeçar ka kontratë me PSG-në deri në vitin 2025, ndërsa këtë  sezon ka luajtur vetëm pesë ndeshje./


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *