Dorëheqja e Bllakos pakt heshtjeje për t’u shpërblyer më pas, thotë Bushati

Shpërndaje lajmin

Dorëheqja e Alqi Bllakos nga mandati i deputetit pak orë përpara se Komisioni për Mandatet dhe Imunitetin të vendoste për të, është pakt që ish-deputeti të lehtësohet në raport me drejtësinë.
Kështu tha analisti Andi Bushati në emisionin ‘Shock’, ndërsa shtoi se mënyra se si veproi Bllako lë të kuptohet se do të ketë manipulim dhe gjithçka do jetë pasojë e këtij manipulimi.
Ai solli ndërmend proceset ndaj ish-ministrit Saimir Tahirit dhe deputetit Tom Doshit, të cilët siç tha u mbrojtën me orë të tëra përpara prokurorëve në Komisionin për Mandatet dhe Imunitetin.
“Bllako hoqi dorë nga e një drejtë që mund ta ndihmonte. Pse? Ka një pakt heshtjeje: na shmang spektaklin që të të lehtësojmë më pas. Ishte caktuar mbledhja e komisionit, ai thotë do dorëzohem vetë. Nga rasti Tahiri kjo mazhorancë ka votuar një ligj që deputetët nuk mund të votojnë pro heqjes së mandatit pa prova të forta nga Prokuroria”, tha analisti.
 
LEXONI GJITHASHTU:

Bushati: 4-5 oligarkë vendosin për politikat e biznesit në Shqipëri
Policë pa uniformë poshtë banesës së Alqi Bllakos
The post Dorëheqja e Bllakos pakt heshtjeje për t’u shpërblyer më pas, thotë Bushati first appeared on Euronews Albania.

Leave a Reply

Your email address will not be published.